BE-ja, e përçarë për ekonominë

Liderët e Bashkimit Europian u bënë thirrje ministrave të Financave që të vazhdojnë punën për thellimin e reformimit të eurozonës.

Ata kërkuan që të ndiqen idetë e tilla si krijimi i buxhetit për eurozonën dhe i skemës së garancive të depozitave. Sa i përket këtyre çështjeve, progresi ka qenë i pakët për shkak të qëndrimeve të kundërta mes 19 shteteve të eurozonës.

Franca dhe vende të tjera të BE-së kërkojnë një buxhet të gjerë të financuar nga taksat e europianëve, i cili mund të përdoret për të stabilizuar ekonomitë e goditura nga ndonjë zhvillim i papritur.

Por, Holanda dhe aleatët e tjerë të Europës Veriore dëshirojnë një fond të vogël të financuar nga buxheti ekzistues i BE-së, i cili do të përdoret për investime ose në mbështetje të reformave strukturuese.

Shkarkoni aplikacionin e A2