Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Brenda gojës së peshkaqenit. Publikohen foto nga sheshxhirimi i filmit më të famshëm horror në histori

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 11:28 | Lifestyle

Foto fantastike nga sheshxhirimi i filmit ikonë “Jaws” janë publikuar për herë të parë, 44 vite pas shfaqjes për herë të parë të atij që konsiderohet si filmi më i famshëm horror i të gjitha kohërave.

Në foto shikohet regjisori Steven Spielberg duke biseduar me stafin dhe aktorët, si dhe një teknik brenda gojës së njërit prej 3 peshkaqenëve mekanikë që janë përdorur për bishën më të frikshme që është parë ndonjëherë në kinema.

Fotot janë shkrepur nga fotografi amator Billy Reagan, i cili në atë kohë nuk e dinte që ky film do të bëhej një nga më fitimprurësit në histori.

A2 CNN Livestream

Dita jonë