Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Delegacioni ndërkombëtar i gazetarëve: Liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 13:59 | Aktualitet
Delegacioni ndërkombëtar i gazetarëve: Liria e medias në

Liria e shtypit dhe medias në Shqipëri është përkeqësuar. Konstatimi vjen nga delegacioni ndërkombëtar i gazetarëve pas takimit me kolegë shqiptarë, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambasadat e huaja në Tiranë.

Sipas delegacionit, gazetarët po përballen me sulme fizike, gjuhë denigruese nga zyrtarët më të lartë publikë si dhe me mungesë informacioni dhe transparence, kjo e fundit veçanërisht nga administrata e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Delegacioni ka shprehur shqetësim edhe për propozimet e bëra për ndryshimet në legjislacionin mbi median “online”, për gjobitjen dhe mbylljen e tyre pa urdhër gjykate. Gazetarët e huaj rekomanduan që Shqipëria të anulojë ligjin penal të shpifjes dhe fyerjes.

Delegacioni ndërkombëtar i shprehu qëndrimet e tij edhe gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj refuzoi takimin me ta. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë