Kryebashkiaku Veliaj: Urime PD-së dhe Bashës për protestën paqësore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ironizon PD dhe kryetarin e saj Lulzim Basha pas përfundimit të protestës së tyre të 9 kombëtare në Tiranë. Sipas kryebashkiakut Veliaj kjo është një kthesë fantastike që krijon alternativa për zgjedhjet e vitit 2021

“Urime PD dhe Lulzim Basha për protestën e parë paqësore, provë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër! Një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për Zgjedhjet 2021, Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2.” shkruan Erion Veliaj në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2