Kukësi vijon përforcimet, firmos mbrojtësi Kitanovski

Klubi i Kukësit ka mbyllur një tjetër marrëveshje në merkato. Nënkampionët e Shqipërisë kanë firmosur me mbrojtësin maqedonas Tome Kitanovksi, një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Ky i fundit vjen nga kampionati azerbajxhanas atje ku u aktivizua për një sezon me klubin e Sabail. Verilindorët kryejnë kështu një tjetër përforcim në prag të ndeshjes ndaj Debrecenit për Europa League, ndërsa futbollisti i ri i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillon në qytetin e Elbasanit

Shkarkoni aplikacionin e A2