Kupa e Amerikës, Japonia frenon Uruguajin

Befasia Japoni detyroi kampionët në fuqi të Kupës së Amerikës, Uruguajin, të kënaqeshin me barazimin 2 me 2.

Në ndeshjen e dytë të grupit C, Mijoshi i dha avantazhin aziatikëve, por Luis Suarez me penallti arriti të barazonte shifrat.

Sërish Mijoshi kaloi në avantazh Japoninë në pjesën e dytë të lojës, me Uruguajin që u përgjigj pak minuta më pas me Himenez.

Sulmet finale të të kaltërve nuk dhanë rezultatin e dëshiruar, me Uruguajin që mbetet në krye të grupit me 4 pikë, në pritje të ndeshjes tjetër ndërmjet Kilit dhe Ekuadorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2