Legjitimiteti i parlamentit, Meta tjetër letër në KQZ për procedurën e vakancave

Presidenti Meta i ka dërguar një tjetër shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon informacion shtesë në lidhje me procedurat e ndjekura, pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës dhe plotësimit të vakancave në Kuvend. Pasi mori përgjigje në lidhje me numrin aktual të deputetëve dhe përbërjen e Parlamentin, Meta kërkon nga KQZ që t’i vihet në dispozicion e gjithë praktika shkresore e dërguar nga Kuvendi.

Veçanërisht, Presidenti kërkoi kopjet e njoftimit që Kuvendi ka dërguar në KQZ, si dhe kopje të dorëheqjes së deputetit nga mandati. Duket se me këtë lëvizje, Presidenti po konfirmon dyshimet e krijuara disa ditë më parë se ai po vlerëson legjitimitetin e Parlamentit, ndërkohë që ky institucion ka nisur procedurat për ta shkarkuar atë.

Deputetët e PD dhe LSI hoqën dorë kolektivisht dhe publikisht nga mandati parlamentar. Presidenti duket se po vlerëson nëse janë ndjekur nga Kuvendi të gjitha procedurat për dorëheqjen dhe plotësimin e vakancave. Nëse Meta do të gjykojë të pavlefshëm procedurën e zëvendësimit të deputetëve, pritet që ai të dalë në konkluzionin se mungojnë 94 votat në Parlament, që nevojiten për shkarkimin e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2