Mbrojtësi kuqezi Enea Mihaj firmos me kampionët e Greqisë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Enea Mihaj është blerja më e re e kampionëve të Greqisë, Paok. Futbollisti 20 vjeçar do të lërë Panatolikosin, ku u aktivizua për 3 sezone dhe do ti bashkohet skuadrës nga qyteti i Selanikut me një kontratë katër vjeçare.

Paok ka shfaqur prej disa kohësh interes për mbrojtësin e talentuar i cili numëron 49 ndeshje me ish skuadrën e tij dhe ku pjesën më madhe është aktivizuar si titullar.

Mediat greke njoftojnë se ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i mbrojtësit shqiptar me klubin e tij të ri.

Shkarkoni aplikacionin e A2