Mbyllet mbledhja e PD me aleatët, Kryemadhi: Shqiptarët të jenë të qetë, Rama ka ikur – A2

Mbyllet mbledhja e PD me aleatët, Kryemadhi: Shqiptarët të jenë të qetë, Rama ka ikur

Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi i kreut të PD me aleatët. Pas daljes nga takimi, Kryemadhi nuk preferoi të japë detaje nga ajo që është biseduar, ndërsa u shpreh se shqiptarët duhet të jenë të qetë. “Edi Rama ka ikur”, tha Kryemadhi.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë të qetë. Edi Rama ka ikur. Ajo që është më e rëndësishme është se e ardhmja e shqiptarëve nuk mund të ikë dhe nuk ka për të ikur asnjëherë. Kjo protestë e jashtëzakonshme sot, që kishte me qindra dhe me mijëra gra dhe vajza, tregoi edhe njëherë se të gjithë shqiptarët janë kundër asaj që Edi Rama po bën sot”, tha Kryemadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2