Nisin përgatitjet në bulevard për protestën e opozitës

Në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, opozita edhe një herë kthehet në protestë para Kryeministrisë, me kërkesën për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për një marrëveshje e cila pikë të parë duhet të ketë ndëshkimin e vjedhësve të votave.

Që në orën 10:00 është vendosur gardhi rrethues i Kryeministrisë, ndërkohë që pjesa tjetër e masave mbrojtëse, siç janë dyert e blinduara, do të vendosen më vonë, rreth orës 14:00, pas largimit të punonjësve të Kryeministrisë, kohë kur do të ulen edhe grilat.

Përsa i përket opozitës, pritet vendosja e podiumit dhe fonisë për fjalimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2