Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pas takimit me Ramën, Sarkozy pritet në Presidencë nga Meta

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 20:04 | Politikë
Pas takimit me Ramën, Sarkozy pritet në Presidencë nga Meta

Pasi u prit nga Kryeministri Edi Rama, ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, mësohet se ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.

Mësohet se Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. “Mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet te Franca”, është shprehur Meta.

https://a2news.com/2019/06/21/sarkozy-e-carla-bruni-ne-shqiperi-ish-presidenti-i-frances-pritet-nga-rama/

Së bashku me Kryeministrin Rama, Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni do të jenë të pranishëm në koncertin që do të mbahet në mbrëmjen në Butrint.

A2 CNN Livestream

Dita jonë