Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti Meta thirrje për protestë paqësore

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 20:16 | Politikë
Presidenti Meta thirrje për protestë paqësore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pak momente para nisjes së protestë së 9-të të opozitës së bashkuar.

Presidenti Meta shkruan se e drejta për të protestuar është jetike për demokracinë dhe iu kërkon të pranishmëve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kreu i Shtetit shton se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut.

Deklarata e Presidentit Ilir Meta

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë