Qeveria gjermane konfirmon, shtyhet takimi Prishtinë-Beograd që do mbahej në Paris

Takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë që do të zhvillohej në Paris me 1 korrik është shtyrë pa afat. Konfirmimi erdhi nga një zëdhënëse e qeverisë gjermane në një prononcim për Deutsche Ëelle. Ajo shtoi se Gjermania dhe Franca do të jenë dhe më tej në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin.

Vendimi erdhi nga mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksës 100%. Më herët, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç konfirmoi se takimi i Parisit nuk do të mbahej. Ai ka theksuar shpeshherë se nuk do të ulet në tavolinën e negociatave pa pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe.

Më 19 qershor, në Berlin u zhvillua dhe një takim pune me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Por siç duket palët nuk arritën të dakordësoheshin.

Shkarkoni aplikacionin e A2