Rama për Associated Press: Opozita po shpërdoron shanset tona për në BE

Qëllimi kryesor i opozitës është të pengojë përpjekjet kryesore të vendit për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në një intervistë për Associated Press. Duke ritheksuar se zgjedhjet lokale do të mbahen me 30 qershor,

Rama njofton se dialogu i pakushtëzuar do të nisë pas votimit. “Është koha të dëgjojmë popullin”, shprehet kryeministri. Rama ndër të tjera akuzon opozitën se me anë të protestave kërkon të pengojë rrugën e vendit drejt BE-së nga frika se çelja e negociatave do të fokusohet tek drejtësia, me akuzimin e zyrtarëve të lartë në raste korrupsioni.

“Epoka e pandëshkueshmërisë do të përfundojë dhe ky është problemi për opozitën”, thekson kryeministri Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2