Rita Ora publikon videoklipin e këngës së re

Rita Ora ka publikuar videoklipin e këngës “Ritual”, e cila është një bashkëpunim me Dj Tiesto dhe Jonas Blue.

“Videoklipi i ‘Ritual’ është publikuar! Shpresoj që ta doni atë aq shumë sa e dua unë!”, shkroi Rita në një postim në llogarinë saj të Instagramit ku ndiqet nga miliona persona.

Në fakt, duket se videoklipi është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares me origjinë shqiptare, por edhe të dy artistëve të tjerë Dj Tiesto dhe Jonas Blue. Në më pak se 24 orë nga publikimi, videoklipi është shikuar më shumë se 600 mijë herë në Youtube.

Dy ditë më parë, Rita anuloi koncertin e saj në Festivalin e Solsticit në Islandë, e detyruar nga problemet shëndetësore. Këngëtarja bëri të ditur se i është rikthyer një infeksion i vjetër në gjoks.

Shkarkoni aplikacionin e A2