Shfuqizimi i datës së zgjedhjeve, Rama: Meta bëri gabim fatal! Është njeri me hënë

Kryeministri Edi Rama, gjatë kafes me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe me banorë të njësisë 6 në Tiranë, deklaroi se Presidenti Ilir Meta, me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, ka bërë një gabim fatal.

“Ka bërë edhe punë të mira, nuk mund ta mohosh, por gjithë këto ditë s’ka thënë asgjë kundër dhunës. Ajo që bëri me dekretin ishte gabim fatal për të, nuk e bën kurrë një President atë. Sepse ai është si hëna, rrotullohet, herë e plotë dhe herë e qëruar”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë iu kthye edhe mitingut të djeshëm në Shkodër që u shoqërua me protestë nga mbështetësit e opozitës. Këtë protestë Rama e cilësoi antimiting dhe e krahasoi “me atë që bënin enveristët e ’91”.

“Më kujtohet që në zgjedhjet e 2009 bënin një lloj rezistence, por s’ka ndodhur asnjëherë të përplasen. Që në kohën e Fatosit negociohej mitingu i fundit. Tani, kjo histori që i bën thirrje popullit të dalë e të bllokojë kryeministrin pse po vjen në qytet është njësoj si eneveristët e 91, shkonin për antimiting kundër PD. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shkodër”, tha kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2