Shkodër, Ademi përplaset me Policinë: Janë nën presion, por familjet e tyre mund të flenë të qeta

Nuk ulet tensioni në Shkodër. Sipas burimeve të A2 CNN, sot ka patur një konflikt midis kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi dhe Policisë së Shtetit.

Episodi ka ndodhur sepse anëtaret  KZAZ n.3 kanë hyrë me forcë, të ndihmuar nga Policia e Shtetit, në godinën e shkollës Shenjaze Juka, që është edhe vendndodhja e kësaj KZAZ-je duke kundërshtuar policinë bashkiakë që ruante godinën.

E ardhur në ngjarje, Ademi deklaroi se forcat e rendit e kanë penguar që të hyjë brenda godinës, madje që ka patur edhe një përballje.

Voltana Ademi diskuton me përfaqësues të Policisë së Shtetit

“Në qoftë se Policia e Shtetit është në presion, Bashkia e Shkodrës mund t’i sigurojë që familjet e juaja të jetojnë te qeta, e mbase mund të sigurojmë edhe punësim, kështu që mos u vini në presionin  e kriminalitetit”.  

Ademi bëri edhe të ditur se Bashkia i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për të kallëzuar Drejtorinë së Policisë së qytetit që administron si dhe KQZ-në, për “shpërdorim detyre”  “veprime arbitrare”, “përvetësim i institucioneve shtetërore” si dhe “dhunim i institucioneve zgjedhore”.

Stafi i kryebashkiakes deklaruan edhe që zjarri i materialeve zgjedhore në këtë shkollë ishte gjithashtu një vepër e “segmenteve të caktuara të policisë”, dhe se kanë prova për këtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2