Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Filadelfia – A2

Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Filadelfia

Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në një rafineri nafte në Filadelfia, në një nga objektet më të mëdha industriale në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit në rafinerinë “Philadelphia Energy Solutions”  u regjistruan 3 shpërthime të fuqishme, të cilat u dëgjuan deri në Nju Xhersi.

Fatmirësisht nga zjarri i madh në rafineri nuk ka persona të lënduar.Autoritetet kanë nisur një hetim për shkaqet dhe deri tani nuk kanë bërë asnjë koment.

Rafineria “Philadelphia Energy Solutions” përpunon çdo ditë 335 mijë fuçi nafte.

Shkarkoni aplikacionin e A2