Solstici veror, mijëra vetë grumbullohen në Stonehenge

Në ditën më të gjatë të vitit, ringjallet një prej festivaleve pagane më popullore të Britanisë së madhe.

Mijëra njerëz, mes të cilëve hipi, ndjekës të riteve kelte, turistë e kureshtarë, u mblodhën pranë në monumentin antik të Stonehenge për të shijuar spektaklin e solsticit veror.

Në ditën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore, dielli lindi në 4 e 52 minuta, me rreze të para që depërtuan në qendër të bllokut të gurëve të njohur si Heel Stone, në hyrje të monumentit.

Mendohet se pikërisht këtu, solstici veror është kremtuar për mijëra vjet. Të pranishmit i pritën rrezet e para me këngë, kostumi karakteristike të besimeve pagane dhe kërcime rituale.

Stonehedge, një koleksion gurësh të mëdhenj në kontenë e Wiltshire, daton rreth 3 mijë vjet para Krishtit, kur populistë lokale neolitike nisën të gërmojnë zonën duke përdorur brirët e drerit si mjetin e vetëm. 

Shkarkoni aplikacionin e A2