Tension në Gjeorgji, protestuesit tentojnë të hyjnë në Parlament

Tension dhe protesta edhe në Gjeorgji. Me mijëra protestues kanë tentuar të hyjnë në Parlament, duke u përballuar me reagimin e policisë.

Sipas burimeve zyrtare, rreth 38 protestues kanë mbetur të plagosur, ashtu si dhe 14 agjentë të policisë, që për të ndalur dhunën kanë përdorur ujë, gaz lotsjellës madje edhe plumba gome.

Protestuesit e opozitës gjeorgjiane kërkojnë dorëheqjen e kreut të Parlamentit, 40-vjeçarin Irakli Kobajidze. Arsyeja ka të bëj me klimën gjithmonë e më të acaruar që Tbilisi zyrtar po përjeton me Rusinë, që ende mban nën kontroll disa krahina, si Abkazia dhe Osetia e Jugut, që Moska ka njohur si republika.    

Kulmi u arrit kur një delegacion rus u ftua në një asamble ndërparlamentare të vendeve ortodokse,  me përfaqësuesin rus Sergei Gavrilov që kishte zënë pikërisht vendin e Kobajidzes.

Opozita e gjykoi këtë një provokim të hapur, duke akuzuar ekzekutivin për një komplot pro rus.  

I ndryshëm mendimi i presidentja e vendit, Salome Zurabishvili, e cila ka kritikuar opozitën duke deklaruar se “përballjet bëjnë pikërisht lojën e Rusisë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2