Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“U përdhos Flamuri Kombëtar”, reagon Presidenca: Distancohuni nga aktet provokuese

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 16:17 | Aktualitet
“U përdhos Flamuri Kombëtar”, reagon Presidenca:

Me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca ka reaguar ditën e sotme në lidhje me ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në Shkodër.

Zëdhënësi i Presidencës thotë në reagim se në fundin e takimit elektoral të Partisë Socialiste është përdhosur në mënyrë të turpshme Flamuri Kombëtar, duke iu referuar disa fotove të publikuara në rrjetet sociale ku dukeshin flamuj kombëtarë të hedhur në tokë.

“Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura.

Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmëria dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment.

U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar!

U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!”, mbyllet reagimi i zëdhënësit të Presidencës. Një ditë më parë në Shkodër, Partia Socialiste mbajti mitingun elektoral, ndërsa njëkohësisht me të, opozita zhvilloi një protestë, ku pati edhe përplasje me policinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë