Zyrtari i lartë britanik dhunon protestuesen – A2

Zyrtari i lartë britanik dhunon protestuesen

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme britanike u pezullua nga detyra për shkak se kapi dhunshëm për qafe një demonstruese për ndryshimet klimaterike që ndërpreu fjalimin e ministrit të Financave.

Disa gra penguan për disa minuta ministrin Philip Hammond që të mbante një fjalim në banketin e përvitshëm në Londër me megafone dhe thirrje kundër tij.

Pamjet tregojnë dhunën që zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme Mark Field ushtroi mbi demonstruesen në sallë duke e kapur atë për qafë dhe shtyrë për ta nxjerrë nga salla.

Zyrtari Field kërkoi më pas falje për sjelljen e tij, por një zëdhënëse e kryeministres May deklaroi se ai është pezulluar nga të gjitha funksionet deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur për ngjarjen.

“Në atë situata mendova që të veproj me vendosmëri për të mbyllur mundësitë ndaj një kërcënimi të mundshëm të sigurisë të personave që ishin në sallë”, shkruan ministri i pezulluar në një deklaratë për shtyp.

Shkarkoni aplikacionin e A2