Aksidenti i frikshëm, vdesin 7 motoçiklistë, përplasen me kamionçinën

Shtatë motoçiklistë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi u përplasn me një kamionçinë në Nju Hempshajër, SHBA.

Aksidenti është një nga më të rëndët të ndodhur në këtë pjesë të vendit, thanë autoritetet. Makina, një Dodge, dhe motoçiklistët, po udhëtonin në krahë të kundërt kur u përplasën, edhe pse policia nuk i ka zbuluar ende shkaqet e aksidentit.

Fotot e motorëve të shkatërruar në mes të rrugës u përhapën me shpejtësi në internet, ndërsa një dëshmitare tha për CNN se pas aksidentit mund të dëgjoheshin të bërtitura dhe të qara, por edhe njerëz që përpiqeshin të ndihmonin të lënduarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2