Arrestohen 9 shqiptarë në Francë, akuzohen për të paktën 70 vjedhje – A2

Arrestohen 9 shqiptarë në Francë, akuzohen për të paktën 70 vjedhje

Nëntë shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia franceze në Montpellier pasi dyshohen si autorë për të paktën 70 vjedhje.

Policia ka arritur të sekuestrojë me qindra objekte të vjedhura, bizhuteri, makina, madje janë konfiskuar edhe armë.

Mediat franceze shkruajnë se të dyshuarit kishin qenë në mbikëqyrje për javë me radhë. Për arrestimin e tyre janë angazhuar 130 forca policore pasi kishte informacione se ata ishin të armatosur.

Identitet e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur.

Shkarkoni aplikacionin e A2