Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Coutinho pranë rikthimit te Liverpool

Nga A2 CNN
22 Qershor 2019, 15:20 | Futboll
Coutinho pranë rikthimit te Liverpool

Liverpool po mendon të rikthejë në skuadër një prej lojtarëve më të mirë që ka pasur në radhët e veta. Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin e Brazilit, Philippe Coutinho.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, por edhe mediave franceze, Jurgen Klopp dëshiron të marrë në skuadër lojtarin e Barcelona-s, i cili vitin e kaluar u largua për në “Camp Nou” për 160 milionë euro. Megjithatë, 27-vjeçari nuk ka arritur të japë maksimumin në Spanjë dhe Klopp do të ishte i lumtur që ta rimerrte në skuadër.

Në mediat britanike është përfolur edhe për një interesim nga ana e Manchester United dhe Chelsea-t për lojtarin, por vetë Coutinho është kundër rikthimin në Angli te një klub tjetër, për respekt të Liverpool.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani