Himarë, sekuestrohet hoteli dhe trualli me vlerë 500 000 euro

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit, kanë sekuestruar në Himarë një truall me sipërfaqe 700 metra katrorë dhe një hotel në ndërtim, të cilat së bashku kapin vlerën rreth 500 000 euro.

Ndërtimi në Spile të Himarës ka qenë me leje të Bashkisë së qytetit, por autoritetet kanë vendosur sekuestrimin në bazë të një procedimi penal të hapur për “Falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”, nxjerrë në vitin 2019.

Leja për ndërtimin e hotelit është dhënë në 30 korrik të vitit të kaluar, ndaj një shoqërie me përgjegjësi të kufizuara, me administrator shtetasin Ferat Hasa.

Shkarkoni aplikacionin e A2