Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

I shqetësoi fansat me pamjen e jashtme, reagon protagonisti i "Friends"

Nga A2 CNN
22 Qershor 2019, 22:25 | Showbiz
I shqetësoi fansat me pamjen e jashtme, reagon protagonisti i

Matthew Perry u fotografua pak ditë më parë në Manhatan të Nju Jorkut me flokë të shpupurisur, me rroba të gjera, me një shenjë në faqen e djathtë dhe thonj të paprerë.

Aktori i famshëm me rolin e Chandler në serialin “Friends” krijoi shqetësim te fansat e tij, por ai vetë vendosi që t’i qetësonte ata me humorin me të cilin i ka bërë të qeshin përgjatë viteve.

Në Twitter, 49-vjeçari shkroi: “Do të bëj manikyr këtë mëngjes. Nuk ka problem apo jo? E bëjnë edhe burrat”.

https://a2news.com/2019/06/21/me-floke-te-pakrehur-dhe-thonj-te-paprere-ylli-i-friends-nuk-njihet/

Matthew Perry ka pasur probleme me varësinë ndaj drogës dhe ka vuajtur nga depresioni vitet e fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani