Kili mund Ekuadorin, kampionët në raundin tjetër të Kupës së Amerikës – A2

Kili mund Ekuadorin, kampionët në raundin tjetër të Kupës së Amerikës

Kili është përfaqësuesja e radhës që i bashkohet Kolumbisë në fazën me eliminim direkt në Kupën e Amerikës.

Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni mposhtën 2-1 Ekuadorin duke siguruar matematikisht kualifikimin, me 6 pikë pas dy ndeshjesh.

45 minutat e para u mbyllën në ekuilibër të plotë 1-1, ndërsa në pjesën e dytë vendosi goli i sulmuesit të Manchester United, Alexis Sánchez.

Mbrëmjen e sotme do të luhen takimet e fundit të grupit A, Peru-Brazil dhe Bolivi-Venezuelë teksa llogaritë mbeten të hapura për tre skuadrat e para në renditje.

Shkarkoni aplikacionin e A2