Konkursi për qenin më të shëmtuar në botë

U zhvillua në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës konkursi për qenin më të shëmtuar në botë.

17 qen morën pjesë në këtë konkurs shëmtie, duke befasuar jurinë me pamjen e tyre aspak tërheqëse, por çmimin e mori Scamp the Tramp (Skamp Vagabondi), me sytë e dalë dhe qimet e shpurpurisura, që i dhanë pronares së tij 1500 dollarë në dorë.

Çdo vit, qen nga e gjithë Amerika marrin pjesë në këtë konkurs të veçantë, i cili synon të promovojë adoptimin e qenve jo të lezetshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN