Nis Kupa e Afrikës, Egjipti triumfon ndaj Zimbabve dhe merr 3 pikët e para

Ka nisur si duhet Kupa e Afrikës për vendin organizator, Egjiptin. Në takim hapës të këtij edicioni, skuadra e yllit të Liverpul, Mohamed Salah, mundi 1-0 përfaqësuesen e Zimbabve.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga mesfushori Trezege, me Egjiptin që mori tre pikët e para në grupin A.

Sot, është radha e përfaqësueseve të tjera si Republika Domenikane, Guinea apo Nigeria për të zbritur në fushë.

Ky është turneu me më shumë skuadra i zhvilluar ndonjëherë në Kupën e Afrikës, me plot 24 ekipe kombëtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2