Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përplasja me Iranin, Trump tregon çfarë e frenoi vendimin për luftë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2019, 15:18 | Bota
Përplasja me Iranin, Trump tregon çfarë e frenoi vendimin

Presidenti Trump thotë se nuk dëshiron luftë, por paralajmëron Iranin se do ta harrojë këtë gjë, në qoftë se tensionet do të përshkallëzohen edhe më shumë. Duke folur për NBC, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për bisedime, por nuk do të lejojnë që Irani të zhvillojë armët nukleare.

“Nuk më pëlqen. Nuk mendoj se ishte e përshtatshme”, tha Trump.

Teherani thotë se një avion amerikan hyri të enjten në hapësirën ajrore iraniane, ndërsa SHBA thotë se ai u qëllua në hapësirë ndërkombëtare. Sulmin Amerika, sipas Trump, e kishte gati por më pas, vetë Presidenti kishte menduar për viktimat që do të shkaktonte.

“E mendova për një sekondë dhe thashë, e di çfarë, ata qëlluan një dron, avion, quajeni si të doni, ndërsa 150 vete do të ishin vrarë ndoshta brenda një gjysmë ore pasi t’i kisha dhënë sulmit dritën jeshile”, tha Trump.

Trump iu përgjigj edhe liderëve iranianë: “Nuk mund të keni armë nukleare. Në qoftë se doni të bisedojmë për këtë, dakord. Në të kundërt, mund të vazhdoni të jetoni në një ekonomi të shpartalluar për një kohë të gjatë”. Për tensionet më të fundit me Iranin, SHBA i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB një mbledhje të jashtëzakonshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani