Rama, ironi me protestuesit në Sarandë – A2

Rama, ironi me protestuesit në Sarandë

Edi Rama ka vijuar takimet e tij elektorale, duke u ndalur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë. Ky takim u shoqërua me protestë nga mbështetësit e opozitës, por situata nuk u përshkallëzua si në Shkodër. 

Kryeministri ironizoi protestuesit duke thënë: “Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë”.

“Ne jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar, për t’u parë dhe për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit. Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë. Janë mbledhur për të prishur këtë takim. Këtu ka shumë njerëz të rinj, por ka edhe të tjerë që e kujtojnë regjimin komunist. Ajo parti lindi nga shpresa për Shqipërinë si e gjithë Europa, ndërsa sot po e ndan Shqipërinë nga Europa”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2