Tjetër akuzë për Trump, shkrimtarja: Më ka përdhunuar

Sërish akuza për ngacmime seksuale nga presidenti amerikan Donald Trump.

Jean Carroll, një shkrimtare amerikane, ka akuzuar publikisht kreun e Shtëpisë së Bardhë, se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas e ka përdhunuar, në dhomën e provës së një dyqani të famshëm në Nju Jork, shumë pranë njërës prej Kullave “Trump”.

Jean Carroll

Në një intervistë dhënë për revistën “Elle”, shkrimtarja thotë se ngjarja ka ndodhur 24 vite më parë, por ajo nuk e ka paditur menjëherë Trump pasi sipas saj, ishte e ndërgjegjshme se nuk do të fitonte në gjyq pasi Trump kishte 200 avokatë mbrojtës.

Vetë Presidenti Trump ka reaguar menjëherë duke i mohuar akuzat, madje duke akuzuar Carroll se përmes kësaj historie, po tenton thjesht të shesë librin e saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2