Veliaj për protestën e opozitës: Ndërhyrja e SHBA dhe BE shmangu incidentet në 21 qershor – A2

Veliaj për protestën e opozitës: Ndërhyrja e SHBA dhe BE shmangu incidentet në 21 qershor

Banorëve të Bërzhitës, një fshat në rrethinat e Tiranës, Erion Veliaj iu foli për sinjalet që erdhën nga Uashingtoni dhe Brukseli ditët e fundit, në kulmin e krizës politike në vend.

Sipas Veliajt, merita për shmangien e incidenteve në protestën e opozitës ishte e Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Europian.

“Kur politika nuk ngjit vëllavrasje mund të protestohet. Unë besoj se do të futemi në një javë vendimtare dhe për sa kohë që Shqipëria të ketë Amerikën dhe BE nuk do lejojë kurrë incidente”, tha Veliaj.

Tetë ditë nga 30 qershori, Erion Velija shkon i sigurt drejt fitores së Bashkisë së Tiranës. Në mungesë të sfidës reale për një mandat të dytë, Veliaj foli edhe për shkodranët, tropojanët dhe devollinjtë.

Nga Bërzhita, kandidati socialist u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht demokratëve dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim që në 30 qershor t’i drejtohen kutive të votimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2