Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zjarr në një ndërtesë në Paris, 3 të vdekur, me dhjetëra të plagosur

Nga A2 CNN
22 Qershor 2019, 10:40 | Bota

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një ndërtesë 6-katëshe në Paris.

Mediat raportojnë për 3 persona të vdekur, ndërsa 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa ka zgjatur për më shumë se 3 orë, edhe pse u angazhuan 200 zjarrfikës për vënien nën kontroll të flakëve.

Nga raportimet e para, dyshohet se zjarri ka nisur fillimisht në restorantin në katin e parë të ndërtesës, ndërsa më pas është përhapur me shpejtësi edhe në katet e sipërme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë