“30 qershori i shfuqizuar”, Kaso: Kolegji Zgjedhor s’ka tagër për gjykim

Ndërkohë, Partia Demokratike pretendon se Kolegji Zgjedhor nuk është organi i duhur për të gjykuar dekretin e presidentit Ilir Meta.

Nga selia blu, sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso tha i vetmi organ që mund të shprehet për 30 qershorin është Gjykata Kushtetuese, e në mungesë të saj, dekreti i Metes është në fuqi.

“Rolin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta marrë as Edi Rama, as kamikazët e tij të KQZ-së,  as Kolegji zgjedhor, siç ka paralajmëruar kryeministri i votave të vjedhura”, deklaroi Kaso.  

Shkarkoni aplikacionin e A2