Atmosferë pozitive mes liderëve, Kim Jong Un pranon letër të shkëlqyer nga Trump

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pranoi një letër personale nga presidenti amerikan, Donald Trump. Konfirmimi vjen nga media shtetërore e vendit komunist.

Kim e cilësoi letrën si të shkëlqyer dhe tha se do ta “konsideronte seriozisht përmbajtjen interesante të saj”, raporton agjencia e lajmeve e KCNA. Ai vlerësoi gjithashtu guximin e jashtëzakonshëm të zotit Trump.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan konfirmoi se ka pranuar një letër të bukur nga udhëheqësi i Koresë së Veriut. Mbetet e panjohur mënyra se si këto letra janë shkëmbyer. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar këtë zhvillim.

Pavarësisht atmosferës pozitive, bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut kanë ngecur që prej samitit të Vietnamit.

Shkarkoni aplikacionin e A2