Dasma e Elseid Hysajt “ndriçon” kështjellën e Rozafës – A2

Dasma e Elseid Hysajt “ndriçon” kështjellën e Rozafës

Kalaja e Rozafës në Shkodër dje ka përjetuar një ceremoni madhështore, me dasmën e një prej bijve të saj më të suksesshëm, kapitenin e Kombëtares Elseid Hysaj.

Lojtari i Napolit ka lidhur fatin e tij me atë të modeles Fiorenza Lekstakaj, ish-Miss Albania në vitin 2013.

Pamje nga dasma

Nga pamjet duket qartë që mbrojtësi ka përjetuar në maksimum këtë ditë të shënuar, teksa ka thirruar pjesën më të madhe të shokëve të tij të kombëtares, por nuk ka munguar edhe shoqëria italiane, ku Hysaj është rritur.

Në disa pamje, Hysaj shihet që këndon me kolegët kuqezi këngë popullore dhe patriotike, i “ndihmuar” nga zëri karakteristik i Ermal Fejzullahut.

Një moment i veçantë ai i prerjes së tortës, ku çifti i ri ka përdorur një shpatë.

Ky muaj do të mbahet mend nga Hysaj si për ditën e paharruar të martesës, si për transferimin e mundshëm drejt Atletico Madrid, që duket sikur ka “piketuar” shkodranin.  

Shkarkoni aplikacionin e A2