Formula 1 në Francë, Hamilton vijon serinë e fitoreve

Një formalitet. Kështu mund të konsiderohet triumfi i Lewis Hamilton në garën e Çmimit të Madh të Francës. Britaniku u nis pa probleme duke e mbajtur gjatë gjithë kohës pas Bottas, i cili nuk u tregua shumë agresiv pas fikjes së semaforëve.  Hamilton pothuajse nuk pati asnjë problem për parakalim gjatë garës duke shënuar xhiro pas xhiroje kohë më të mira.

Për pilotin e Mercedes, fitorja në cirkuitin e Francës, ishte e 6-a për sezonin dhe e 4-ta radhazi. Vendi i dytë në garë i takoi shokut të tij në skuderi, Valtteri Bottas, ndërkohë që një vend në podium ishte rezervuar dhe për Charles Leclerc me Ferrari. Sebbastian Vettel e mbylli garën i pesti, pas shpatullave të Red Bullit të Verstappen.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN