Izmir Smajlaj, sërish rekord në kërcim së gjati – A2

Izmir Smajlaj, sërish rekord në kërcim së gjati

Ish kampioni evropian për salla të mbyllura, Izmir Smajlaj, duket se ka gjetur sërish formën e tij maksimale.

Shkodrani ka postuar në rrjetet sociale momentin kur ai thyen rekordin e tij personal, që përkon edhe me rekordin kombëtar, duke arritur gjatësinë 8.11 metër, pikërisht në Shkodër, gjatë kampionatit kombëtar të Atletikës.  

Momenti i rekordit

“Dua t’iu falënderoj të gjithëve, familjen time, trajnerin z. Gjergj Ruli, miqtë e mi, tifozët e zjarrtë, Bashkia Tirane dhe Klubin Sportiv Tirana. Mbështetja dhe emocioni që përjetova në stadiumin e vendlindjes sime në Shkodër, më ndihmuan të fluturoj mbi pistë duke nderuar sërish Shqipërinë.  Shihemi se shpejti… në rekorde të tjera!”, shkruan kampioni shqiptar në faqen e tij në Facebook.  

Rekordi kombëtar i Smajlajt është për momentin performanca e katërt në Evropë dhe e 21-ta në botë këtë vit në hedhjen së gjati, që dominohet nga amerikani Jeff Henderson me 8.38 metra.  

Shkarkoni aplikacionin e A2