Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kosova triumfon në xhudo, Majlinda Kelmendi fiton medalje të artë në Minsk

Nga A2 CNN
23 Qershor 2019, 17:13 | Sporte të tjera
Kosova triumfon në xhudo, Majlinda Kelmendi fiton medalje të artë

Kosova triumfon në sportin e xhudos. Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019”, pasi mposhti rivalen e saj ruse.

Të dyja xhudistet garuan në kategorinë deri ne 52 kilogramë. Kjo është medalja e parë e artë në historinë e Kosovës në Lojërat Europiane, që regjistron dy pjesëmarrje në këtë kompeticion.

Për Majlindën kjo ishte medalja e katërt e artë. Ndërkohë në Bjellorusi, triumfoi dhe xhudistja tjetër e Kosovës, Nora Gjakova, e cila në kategorinë deri ne 57 kilogramë arriti të fitojë medalje të argjendtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë