Kryeministri i mundshëm britanik “sherr” me të fejuarën, komshinjtë thërrasin policinë

Është kandidati kryesor për vendin prestigjioz të kryeministrit britanik, por gjerat në shtëpi duket sikur nuk i shkojnë dhe aq mirë.

Sipas burimeve, të konfirmuara më pas nga vetë policia, mbrëmjen e të enjtes ka qenë e trazuar për Johnsson dhe partneren e tij 30 vjeçare,  Carrie Symonds, që punon prej vitesh me të.

Komshinjtë pasi kanë dëgjuar me minuta të tëra diskutimet me zë të lartë të çiftit, janë bërë merak nga zhurma e pjatave të thyera si dhe orendi të tjera, dhe ulërimat e Symonds, që sipas tyre i kërkonte Johsson t’i rrinte larg.

Disa prej komshinjve i kanë trokitur derës, por pa përgjigje. Në atë pikë kanë thirrur policinë, që me sa duket kanë qetësuar situatën.

Mandatory Credit: Photo by Guy Bell/Shutterstock (10302955w) Carrie Symonds Boris Johnson leadership campaign launch, London, UK – 12 Jun 2019

Sipas komshinjve, arsyeja e sherrit mund të jetë aksidentale. Partnerja e kandidatit për kryeministër po qortonte Johnsson se i kishte derdhur verën në divan.

Johsson njihet për një karakter jo të thjeshtë, dhe lidhja me Symonds vjen pas dy divorceve, por nuk janë pak ato që mendojnë që ky episod “familjar” mund t’i kushtojë shumë atij në përballjen me rivalin Jeremy Hunt.   

Shkarkoni aplikacionin e A2