Përgjimet e “Bild”, Basha: Vetëm një pjesë e vogël janë bërë publike

“Nuk ka marrëveshje politike, pa vënien para drejtësisë të kryeministrit Rama dhe vartësve të tij, deklaroi Lulzim Basha. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, kreu i Partisë Demokratike tha se deri me tani vetëm një pjesë e përgjimeve janë publikuar, por që mjaftuan për të treguar se pushteti është kapur.

“Një pjesë shumë e vogël e përgjimeve janë bërë publike dhe vumë re që përmes kapjes së prokurorisë, pushteti, qeveri arrit jo thjesht t’i ngadalësonte, por praktikisht t’i stoponte hetimet e dosjes 339/1 dhe dosjes 184 që është vjedhja e zgjedhjeve në Dibër dhe vjedhja e zgjedhjeve të vitit 2017 nga funksionarët më të lartë të Partisë Socialiste, në bashkëpunim me krimin. Vendimi ynë, padyshim i paprecedentë, u zbulua të ishte vendimi i vërtetë sepse tashmë e gjithë bota e ka parë se parlamenti dhe qeveria nuk janë produkt i votës së popullit, por janë produkt i shkrirjes në një të qeverisë dhe partisë në pushtet me krimin e organizuar”, deklaroi kreu i Selisë Blu.

Shkarkoni aplikacionin e A2