Përsëriten zgjedhjet lokale, qytetarët votojnë për kryebashkiakun e ri në Stamboll

Banorët e Stambollit u rikthyen në votime për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Rezultati i mëparshëm u anulua pasi kandidati i opozitës siguroi një fitore surprizë.

Ekrem Imamoglu fitoi me 13 mijë vota diferencë, duke nxitur akuza për parregullsi nga partia në pushtet e presidentit  Erdogan. Imamoglu është zotuar të luftojë për demokraci dhe sondazhet tregojnë se ai ka shumë gjasa që të mposhtë për herë të dytë ish kryeministrin Binali Yllderim.

 Votimi në Stamboll ndiqet me shumë interes, pasi është një tregues mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e Erdogan.

Vetë Erdogan shpeshherë është shprehur se kushdo që fiton këtë qytet, fiton Turqinë. Në zgjedhjet e sotme, të drejtë vote kanë mbi 10 milionë qytetarë të Stambollit.

Shkarkoni aplikacionin e A2