PS fushatë në kishë, Peçi e Bufi kërkojnë “bekimin” e Zotit për 30 qershorin

Çuditë me Tërmet Peçin skenë të ndalur! Këtë herë, kryetari i bashkisë së Tepelenës, kandidat për një mandat tjetër, e ka zhvendosur dëgjesën elektorale në ambientet e brendshme të kishës së Leklit.

Fushata e Termet Peçit duket sikur nuk e njeh laicitetin, dhe në brendësi të kultit fetar i ka njohur lekliotët me premtimet për 4 vitet e ardhshme.

“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekliotëve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet…”, shkruan në Facebook kryebashkiaku Peçi, që vërtet ka shkaktuar tërmetin e radhës në rrjetet sociale.

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi

Duket se për këto zgjedhje që nuk morën ‘bekimin’ e opozitës dhe të presidentit Meta, socialistët po kërkojnë bekimin nga ‘Zoti’. 

Kjo pasi edhe kandidatja tjetër për bashkinë  e Roskovecit, Majlinda Bufi, intervistën për ERTV e dha brenda një kishe ortodokse.

Shkarkoni aplikacionin e A2