Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama nga Gjirokastra: PS nuk do iu hapë rrugë çetave që duan të marrin peng vendin

Nga A2 CNN
23 Qershor 2019, 20:11 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar gjatë pasdites së të dielës fushatën elektorale në qytetin e Gjirokastrës ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryeministri Rama u shpreh i palëkundur një javë para zgjedhjeve ato do të mbahen dhe se socialistët nuk do t’i hapin më rrugë atyre që duan të marrin peng vendin. Sipas kreut të qeverisë nëse data e zgjedhjeve do të ndryshonte sipas preferencave të partive kjo gjë do të sillte një precedent të rrezikshëm për demokracinë.

“Kanë krijuar idenë se socialistët janë njerëz të butë dhe hajde ti marrim përpara se do na hapin rrugë. Por koha kur socialistët i hapnin rrugë budallait ka mbaruar. PS nuk do iu hapë rrugë çetave që kërkojnë të marrin peng politikën dhe vendin. Në 30 qershor do të marrin përgjigjen që meritojnë. Do mësojnë se kush shkel rregullat për të imponuar rregulla të reja me dhunë ka vetëm një fund, përfundon rrugëve”, u shpreh kryeministri Rama nga Gjirokastra

Kreu i qeverisë është pritur me protesta nga mbështetësit e opozitës në Gjirokastër të cilët kishin dalë në aksin kombëtar për t’i bllokuar rrugën. Policia i dërgoi protestuesit në një cep të rrugës, për mos i lejuar të bllokojnë aksin rrugor.

Edhe ky vendim i opozitës nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Rama në Gjirokastër.

“Më vjen keq që kundërshtarët tanë nuk kanë asgjë për të ofruar përveç Dashos së Lazaratit dhe Tritan Shehun që janë te rruga dhe janë bërë si ata enveristët qorra dhe shurdhë që mblidheshin në  vitin 1991 dhe nuk kuptonin që bota kishte ndryshuar dhe donin të pengonin dallgën e ndryshimeve demokratike”, u shpreh kryeministri.

Gjatë takimit në qytetin e Gjirokastrës, kryeministri Rama bëri një thirrje dhe për punonjësit e administratave të bashkive që bëhen pjesë e sulmeve të dhunshme. Kreu i qeverisë u shpreh se kush e meriton të jetë në administratë nuk duhet të ketë frikë ndërsa ata që shkelin ligjet duke u bërë pjesë e akteve të dhunshme do të marrin përgjigjen e merituar.

“Ne do t’i marrim të gjitha bashkitë më 30 qershor. Në asnjë bashki që do marrim asnjë grua dhe vajzë nuk do preket në të drejtën për të punuar, burrat si të duan, duan të shkojnë pas Berihait?? Le ta provojë, nëse do shkelin ligjin do përfundojnë burgjeve dhe nuk do të mund të bëhen më pjesë e administratës përjetë, Larg qoftë, iu shkon mendjen të shkojnë në ndonjë qendër votimi. Ta provojnë! Nuk do të tolerojmë asnjë. Kush është në punë sepse e meriton të jetë aty nuk ka pse të ketë frikë se po vijnë socialistët. Ne nuk jemi si ata”, deklaroi Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë