Rama për letrën e Metës për kreun e OSBE: Inshallah ka humbur rrugës

Kryeministri Rama ka reagur në Twitter pas letrës që Presidenti i Republikës Ilir Meta i dërgoi kreut të OSBE, Lajçak.

“Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!”, shkruan kryeministri Rama.

Një ditë para protestës së opozitës, Presidenti Meta i dërgoi një letër kreut të OSBE, Lajçak ku i shkruante për arsyet që e çuan për të anuluar zgjedhjet dhe për përshkallëzimin që mund të ketë situata politike në vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2