Rama sulmon opozitën: Duan të pengojnë integrimin nga frika e drejtësisë – A2

Rama sulmon opozitën: Duan të pengojnë integrimin nga frika e drejtësisë

Kryeministri Rama i mbylli takimet elektorale për të dielën në qytetin e Tepelenës.

Edhe pse nuk e kishte parashikuar një gjë të tillë, Rama e lajmëroi takimin në këtë qytet më herët gjatë ditës, pasi një numër i madh qytetarësh nga Tepelena kishin dalë në rrugë për ta pritur ndërsa ai po udhëtonte drejt Përmetit.

Edi Rama sulmoi ashpër opozitën duke thënë se ata janë gati t’i bëjnë Shqipërisë një të zezë që armiqtë e këtij populli e kanë predikuar shekuj më parë, vetëm nga frika e tyre prej drejtësisë.

“Ata janë gati t’i bëjnë Shqipërisë një të zezë që armiqtë e këtij vendi, populli dhe Kombi e kanë predikuar qysh në fund të shekullit të XIX në Beograd dhe jo vetëm në Beograd, se shqiptarët janë njerëz me bisht, se nuk bëjnë dot shtet sepse nuk respektojnë dot asnjë rregull që vendosin vetë. Ata janë gati t’i bëjnë të zezën vetëm për këtë gjë, vetëm e vetëm që ata të konfirmojnë të vazhdojnë të rrinë atje si gjela majë plehut dhe të mos e lenë Shqipërinë të bëhet vendi që ne ja kemi borxh fëmijëve tanë, anëtare të Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2