Takim me familjet e reja, Veliaj: Puna triumfon përballë çdo akti dhune

“Puna triumfon përballë çdo akti dhune”, deklaroi Erjon Veliaj gjatë një takimi me familjet e reja në zonën e Liqenit Artificial. Duke kërkuar besimin e tyre për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj renditi disa prej projekteve të bëra në këto katër vite.

“Fëmijët u kthyen në forcën politike më të madhe në vend. Ju po thoni çfarë po thotë ky se fëmijët nuk kanë parti? Jua them unë. Nëse nuk do të ishin fëmijët e Tiranës, për të cilët fituam këtë betejë të parë, në nuk do e kishim fituar kurrë betejën për sheshin “Skënderbej”. Po të ishte për moshën tonë, ditën e parë që u bënë ato ditët pa makina ne do thoshim: Mirë mo mirë, Lali Eri, çun i mirë, po kush i bie rrumbullak sheshit “Skënderbej”, e ç’janë këto muhabete. Por kur secili u kthye në shtëpinë e vet dhe takoi fëmijët që për herë të parë na kujtuan kohën e balonave që ne kishim harruar që kur ishim të vegjël bënim gara. E fituam betejën për të ndryshuar mentalitetin për një qytet këmbësor, pedonal dhe me hapësira pa makina, falë fëmijëve. Kush mbaron këtë takim, mjafton vetëm të bëjë një xhiro për të kuptuar që jo vetëm Liqeni është dyfishuar dhe rikuperuar, po çdo familje që kishte zaptuar një vend aty, sot në fakt jeton në një hapësirë më serioze, më dinjitoze, më fisnike” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2