Tensionet në KZAZ, arrest shtëpie për 4 protestues në Kukës

Gjykata e Kukësit pranoi kërkesën e prokurorisë duke ndryshuar masën e sigurisë për katër të arrestuarit, nga burg në arrest shtëpie.

Ahmet Cahani Ermal Haziri, që të dy shoferë në Bashkinë e Kukësit, Ersi Biçaku inspektor i policisë Bashkiake dhe Ervin Meshi, 35 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë. Për sulmin ndaj KZAZ numër 11 policia ka shpallur në kërkim dhe 6 persona të tjera.

Edhe në Kavajë, gjykata la në “arrest me burg” shtetasit Arben Xhihani dhe Ervin Baklli. Në të gjitha bashkitë e administruara nga Partia Demokratike ka pasur tensione, kjo për shkak se kryetarët e bashkive kanë kërkuar lirimin e ambienteve në zbatim të dekretit të presidentit të Republikës, i cili shtyn datën e zgjedhjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2